Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 07:15

Rrugët e New Yorkut kanë qenë të bllokuara këtë fundjavë, pasiqë në to është parë duke ecur supermodelja Miranda Kerr. Kështu shkruan Daily Mail në artikullin e publikuar lidhur me supermodelen, në të cilin thuhet “se i gjithë trafiku u ndal për të nderuar supermodelen”. Modelja e Victoria’s Secret është parë duke ecur me një fustan tejet tërheqëst, andaj nuk ka se si të mos e ndalte trafikun, shkruan D. Mail. Me takat e larta dhe fustanin e saj veror, Miranda nuk ka nguruar fare të bëjë edhe disa fotografi për fansat e saj.