Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 09:05

Mila Kunis ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur me një intervistë në revistën prestigjioze Glamour, në serinë e muajit gusht. Në këtë intervistë ylli hollivudian ka treguar për planet e saj në të ardhmen, thashethemet për lidhjen e saj me Ashton Kutcher dhe për linjat e saj trupore.

E zgjuar, e talentuar dhe mahnitëse me pamjen e saj, Mila Kunis është një nga aktoret më të pëlqyera për momentin. Në një rrëfim pa doreza ajo ka treguar se njohja me meshkuj të tjerë në internet, është diçka që e intrigon mjaft.

“Interneti ka ndryshuar me të vërtetë mënyrën se si njerëzit takohen,” thotë ajo. “Unë dhe shoqet e mia e përdorim shumë adresën Ok-cupid, pasi aty gjejmë njerëz mjaft interesantë për të diskutuar dhe për t’u bërë shokë. Madje disa nga shoqet e mia kanë pasur fatin që aty të gjejnë edhe meshkujt, të cilët më pas janë bërë të fejuarit e tyre! Unë i adhuroj këto faqe, pasi aty ke mundësinë të zgjedhësh shoqërinë që do.”

Mila ka filluar të përdorë këto website dhe flet me djem pa i njohur. “Është si të bësh pazar online, ne mblidhemi së bashku me lap-topët tanë përpara dhe pimë nga një gotë verë, dhe pastaj flasim me djalin që na pëlqen. Nuk kam dal asnjëherë në takim me një djalë dhe as nuk kam kohë, prandaj ky lloj argëtimi është mëse Ok për mua,” është shprehur ajo.

Ndërsa për thashethemet me Ashton Kutcher ajo ka mohuar gjithçka. “99% e atyre që shkruajnë paparacët janë gënjeshtra. Tashmë ne e kemi bërë një listë të zezë të mediave që nuk i vlerësojmë fare pasi shpikin për ne pafund,” ka deklaruar ajo.

E famshme për rolin e saj intrigues në filmin “Black Swan”, ajo tashmë shprehet mjaft e lumtur që ka rifituar sërish peshën e saj, pasi për xhirimin e atij filmi asaj i është dashur të humbasë disa kilogramë. (LajmeShqip.com)