Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 16:00

Të premten aktorja Mila Kunis ka marrë pjesë në ballon e organizuar nga trupat marinse të Shteteve të Bashkuara. Megjithëse nuk ishte ajo e ftuara e nderit, ‘People’ raporton se ajo është ndjerë e nderuar që ka qenë pjesë e asaj mbrëmjeje.

E ftuar nga rreshteri Scott Moore nëpërmjet një ftese në YouTube, për ta shoqëruar në ballon vjetore, Mila i është bashkëngjitur të gjithë të pranishmëve që mbrëmjen ja kushtuan shtatë marinsave të batalionit të rreshterit Moore, që humbën jetën muajt e fundit në krye të detyrës.

Momentin ku Mila është argëtuar më shumë ka qenë ndarja e tortës, ku copën e parë të tortës e prisnin marinsi më i vjetër dhe ai më i riu në detyrë që ishin prezent. (LajmeShqip.com)