Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 10:30

Aktorja Mila Kunis do t’i shёrbejё kombit tё saj nё nёntor, por nё vend tё uniformës ushtarake, ajo do tё vishet me fustan balloje.

Rreshteri Scott Moore, i batalionit tё tretё nё Musa Qala, nё Afganistan, postoi javёn e kaluar njё video nё YouTube ku i kёrkonte aktores sё filmit ‘Black Swan’ dhe ‘Friends with Benefits’ qё ta shoqёronte atё nё ballon e trupave marines, mё 18 Nёntor. Nё fillim ёshtё dukur e pamundur, por falё internetit tani ai ёshtё bёrё i famshёm dhe do tё ketё takim me njё aktore vёrtetё tё famshme.

“Çkemi Mila? Unё jam rreshteri Moore, por t’i mund tё mё thёrrasёsh Scott. Desha tё tё kushtoja njё moment tё ditёs time pёr tё tё ftuar ty nё Ballon e Trupave Marinse mё 18 nёntor, nё Greenville, nё veri tё Karolinёs, sigurisht bashkё me familjen tёnde. Kёshtu qё mendohu pak dhe mё kthe pёrgjigje”, ka thёnё rreshteri i veshur me uniformё ushtarake nga baza e tij nё Afganistan.

Tё dielёn, aktorja ka qenё nё njё intervistё sёbashku me Justin Timberlake nё lidhje me filmin e tyre ‘Friends ëith Benefits’. Dhe nё kёtё intervistё, gazetari i Fox Neës e ka pyetur Kunis nёse e ka parё mesazhin pёr tё nё YouTube, dhe nёse po, a do ta pranojё apo jo?

Teksa Mila dukej mendushёm, Timberlake ka ndёrhyrё duke thёnё:

“Hajde Mila! Ti duhet ta kesh parё patjetёr atё ftesё… Ti duhet ta pranosh kёtё ftesё nё emёr tё kombit tёnd.”

Dhe mё pas Justin ёshtё drejtuar nga kamera dhe ka dhёnё njё mesazh pёr rreshterin Scott:

“Unё do t’ia mbush mendjen asaj, shoku! Kjo punё duhet bёrё medoemos…”

Dhe mbas disa sekondash qё Mila Kunis u konsultua me publicistin e tij, deklaroi:

“Dakort. Unё e pranoj ftesёn.”

Qё mbas konfirmimit tё saj, nuk ka patur mё asnjё koment, as nga Moore dhe as nga Kunis. Sigurisht qё nё muajin nёntor ata do tё jenё çifti mё i fotografuar nё atё mbrёmje. Kush e di se sa shumё djemë tё tjerё si rreshteri Scott kanё dёshiruar qё idea e kёsaj ftese tё kishte qenё e tyre! (LajmeShqip.com)