Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 10:22

Mila Kunis ёshtё njё nga femrat mё tё dёshiruara nё Hollivud, dhe duket se apeli qё meshkujt i bёjnё asaj nuk njeh barriera.

Rreshteri Scott Moore, i cili momentalisht ndodhet nё Musa Qala tё Afganistanit, ka publikuar nё YouTube njё video ku i kёrkon yllit tё filmit ‘Black Swan’ qё ta shoqёrojё atё nё ballon e marinsave, qё do tё mbahet nё nёntor nё Karolinёn Veriore.

A do ta pranojё Mila kёtё ftesё?!

Pёr kёtё nuk na mbetet gjё tjetёr veçse tё presim… Nё fund tё fundit, rreshteri nuk ka faj qё ka dёshirё ta provojё me Milёn, ajo ёshtё vёrtetё tёrheqёse. Gjithёsesi do t’i uronim fat, pasi do tё na pёlqente t’i shihnim bashkё nё ballon e marinsave.

Milena (Mila) Kunis sot ёshtё njё aktore amerikane. Ajo ka lindur nё Ukrahinё dhe nё vitin 1991, sёbashku me familjen e saj u shpёrngulёn nё Amerikё, kjo pёr faktin se ato janё familje hebrenjsh dhe kanё ndjerё pasiguri tё jetonin nё Bashkimin Sovjetik. Ajo ёshtё fituese e disa çmimeve, ku vetёm gjatё vitit tё fundit ju kujtojmё se ka fituar 2 çmime nё ‘Guys Choice Awards’, ‘Best Supporting Actress’ dhe ‘Best Young Actress’ nё filmin Black Swan. (LajmeShqip.com)