Lajme Shqip Sunday, 23 September 2012 15:26

Lubjanë – Me analizën e gjenomit të minjve mikrobiologu slloven Simon Horvat ka ardhur deri te përfundimi i cili në të ardhmen e largët ndoshta do t’i ndihmojë edhe njerëzit me peshën e tepërt trupore.Bëhet fjalë për gjenin e trashësisë,i cili është quajtur “deptor” , ndërsa për dallim nga gjenet tashmë të zbuluara të cilat ndikojnë në rregullimin e apetitit kryesisht me sinjalizimin përmes sistemit qendror nervor, deptori vepron në masën muskulore. Prandaj besohet që në të ardhmen shkencëtarët do të mund të zhvillojnë mjetin për “qetësimin” e këtij gjeni dhe kështu t’i ndihmojnë njerëzit me peshën e tepërt trupore nëse ajo është e kushtëzuar gjenetikisht.

Ndërkohë, rekomandon Simon Horvat nga fakulteti bioteknik në Lubjanë, rekomandimi më i mirë për personat që luftojnë me peshën e tepërt ende mbetet dieta dhe aktiviteti fizik.

Horvat në 15 vjetët e fundit është duke studiuar intensivisht mostrat gjenetike se pse disa njerëz janë të trashë, e disa të hollë. Me bashkëpunëtorët në institutin e vet në Lubjanë ai pas seleksionimit shumëvjeçar ka ndarë dy grupe të minjve me karakteristika të ndryshme gjenetike. Njëri grup i minjve kanë mbetur të hollë pavarësisht sasisë së ushqimit që kanë ngrënë, ndërsa grupi tjetër janë trashur edhe pse kanë konsumuar sasi më të vogla të ushqimit, varësisht prej asaj nëse a kanë pasur variantin e  gjenit deptor “vital” apo “të trashë”.

Punimi me të cilin është dëshmuar lidhja në mes gjenit deptor dhe trashjes tek njerëzit si dhe vetë mënyra e funksionimit të gjenit është publikuar para pak kohe në revistën shkencore amerikane ‘Cell Metabolism’. Horvat gjatë punës në studim ka bashkëpunuar me kolegët nga Massachussets Institute of Technology (MIT), kanë përcjellë mediet sllovene.(LajmeShqip.com)