Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 09:47

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton pritet të lindë fëmijën e saj të parë në të njëjtin maternitet ku edhe Diana lindi djalin e dytë, Princin Harry.

Ndonëse në muajin e tetë të shtatzënisë, princesha ka përcaktuar të gjithë detajet rreth lindjes që pritet të ndodhë në mesin e muajit korrik.

Fëmija mbretëror do të lindë në St. Mary Hospital të lagjes Paddington të Londrës, ndërsa gjinia e foshnjës nuk i është thënë ende prindërve, pasi ata duan që të mbetet një befasi për në momentin e lindjes. Mediat megjithëkëtë kanë publikuar se fëmija i parë i tyre do të jetë djalë.

Pavarësisht se të gjitha detajet e lindjes janë gati, nuk dihet nëse Princi William do të jetë afër saj në momentin vendimtar, pasi mund të jetë në detyrë me Forcat Ajrore, transmeton TCH.

Për pretendentin e dytë në radhë të fronit mbretëror, Princin William nuk do të ketë asnjë trajtim të veçantë, ndërsa leja pas lindjes së të birit ose bijës, që do të shndërrohet në pretendentin e parë të fronit pas Williamit, do të jetë dy javë, aq sa e përcakton ligji për të gjithë baballarët e tjerë në Britaninë e Madhe.