Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 10:45

Los Angeles – Arsyeja e rinisë së përjetshme i ka bërë shumë VIP-a që t’i nënshtrohen ndërhyrjeve me botox, për të zbehur rrudhat që vijnë gradualisht edhe me moshën.

Por në mes të kësaj manie të botës së Hollivudit, paska edhe raste të rralla, si Michelle Pfeiffer 53 vjeçare, që shkëlqente me bukurinë e saj, duke mos i fshehur as rudhat e moshës.

Sigurisht që ajo ka patur fatin të ketë sy të kaltër, flokë të verdhë dhe linja simetrike të fytyrës së saj. Por rudhat e moshës nuk e kanë shqetësuar aspak aktoren për të dashur që t’i fshehë ato.

Paraqitja e saj mbrëmë në premierën e filmit “New Year’s Eve” i ka mahnitur të gjithë të pranishmit, syri i të cilëve është mësuar të shohë fytyra të bukura, por të ‘ngrira’ nga botoxi.

Filmi i cili do të shfaqet këtë fundvit, ka mbledhur mjaft personazhe të famshëm në një film të vetëm: Halle Berry, Jessica Biel, Jon Bon Jovi, Abigail Breslin, Chris Ludacris Bridges, Robert De Niro, Josh Duhamel etj.. (LajmeShqip.com)