Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 16:43

Ka qenё pikёrisht njё lexues i “Bild” qё ka ndezur shkёndijat e dyshimit pёr praninё e njё tatuazhi nazist nё krahun e djathtё tё truprojes sё Mechellit, Federico.

Duke i zgjeruar mё shumё kёrkimet, rezultoi qё realisht njё tatuazhet e tij ёshtё “Grushti i Bardhё”, simboli i tё djathtёs ekstreme, me mbishkrimin “Forca e Bardhё”.

Skeptike ndaj kёtyre aludimeve, Michelle ka investiguar vetё, duke zbuluar poshtё kёtij simboli tek krahu i truprojёs sё tij, fjalёn “Intolerancё”. Vajza showgirl, qё punonte me tё prej dy vitesh, ёshtё shokuar nga ky zbulim dhe e ka shkarkuar nga detyra truprojen e tij, pa i marrё parasysh justifikimet e tij.

Michelle ka thёnё: “Deri para disa javёsh, e kisha parё Federicon vetёm me pantallona dhe kёmishё me mёngё tё gjata; dhe as nuk e dija qё kishte gjithё ato tatuazhe! Por, edhe kur ja kam parёm nuk i kam vёzhguar asnjёherё me aq vёmёndje. Nё situata tё tilla, nuk mundem dhe nuk dua tё punoj me tё. Federico mё rrёfeu qё nё tё kaluarёn ka patur lidhje me struktura tё sё djathtёs. Bёhet fjalё pёr shumё kohё mё parё, qё sot ndihet vёrtetё keq… Por, unё prap nuk ndёrroj dot mёndje.” (LajmeShqip.com)