Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 09:22

Ndёrkohё qё doktori i famshёm Conrad Murray është akuzuar për vrasjen e mbretit të Pop-it Michael Jackson duke injektuar një dozë Propofol-i (dozё qetёsuese), avokatët e tij pohojnë se nuk ishte mjeku ai qё po mbante shiringën.

Mbas raportit tё dalё pёr shenjat e gishtave tё kёngёtarit nё shiringё, avokatёt e mjekut tё famshёm Conrad Murray janё tё gatshёm pёr tё provuar qё Michael Jackson ishte pёrgjegjёs pёr vdekjen e tij duke vetinjektuar medikamentin qё i shkaktoi vdekjen.

Dr. Murray nuk e ka pranuar akuzёn ndaj tij pёr vrasje tё paparamenduar dhe avokatёt e tij janё gati tё dёshmojnё qё ai nuk kishte qёnё duke e mbajtur shiringёn nё dorё.

Gjatё seancёs gjyqёsore tё datёs 16 Mars nё Los Angeles, ekipi ligjor i mjekut kërkuan nga ekspertët e FBI-së të dorëzojnë rezultatet e gjurmёve tё para tё shiringës sё thyer, e gjetur në skenën e krimit. Murray e ka kundёrshtuar faktin pёr thyerjen e gjilpёrёs dhe avokatёt e tij janё tё bindur se pikёrisht kёtu qёndron edhe çelёsi i hetimit, duke pretenduar se Jackson e injektoi vetё dozёn gjatё kohёs qё doktori ishte jashtё dhomёs. Ndёrkohё ёshtё zbuluar se videoja e ditёs sё vdekjes, e regjistruar nga kamerat e survejimit, ёshtё fshirё aksidentalisht nga oficerёt e policisё gjatё pёrpjekjes sё tyre pёr t’i bёrё njё kopje tё plotё. Thuhet se nga kjo video janё shpёtuar vetёm 4 minuta filmim, i cili nuk tregon asgjё tjetёr pёrveç ardhjes sё kёngёtarit nё shtёpi.