Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 20:14

Nuk u bё as viti qё nga rikuperimi i tij pas tumorit qё i ishte krijuar nё fyt dhe Douglas shfaqet sёrish duke pirё duhan.

Duhani dhe alkooli kanё qёnё shkaktarёt kryesorë tё sёmundjes sё tij. Pas terapive tё shumta me rreze ai arriti tё dilte i fituar, por gjithmonё me rriskun e pёrsёritjes sё mёvonshme.

Pёr kёtё arsye atij i ёshtё ndaluar kategorikisht konsumi i alkoolit dhe duhanit.

Vitet e sёmundjes ishin vite lufte pёr tё dhe familjen e tij. Madje gruaja e tij Catherine Zeta Jones, pёr shkak tё stresit qё kaloi me bashkёshortin e saj  filloi tё kishte probleme me bipolaritetin. Me rikuperimin e tij, edhe ajo ёshtё dukur nё gjёndje tё mirё shёndetёsore pasi ka marrё ndihmёn e nevojshme mjekёsore dhe psikologjike.

Por qielli ka filluar tё nxihet nga ana e tyre…  Michael ёshtё parё tё veprojё ndryshe nga kёshillat e mjekut. Aktori qё ёshtё duke kaluar pushimet me familjen e tij nё Liguria, ёshtё fotografuar teksa pinte duhan nё jahtin e tij. Dhe ai ёshtё fotografuar duke pirё duhan nё njё pozicion qё fshihej nga familjarёt e tij. Por rastёsia e ka çuar qё paparaci ta kap kёtё moment duke e vulosur, pёrkundrejt çdo betimi pёr tё kundёrtёn. Ka shumё gjasa qё kjo foto, tashmё e publikuar, tё hap shumё diskutime nё familjen e tyre. (LajmeShqip.com)