Lajme Shqip Tuesday, 10 September 2013 14:21

Ishte gazetar deri para disa muajsh, por pas 23 Qershorit ai u votua deputet i Partisë Socialiste. Alfred Peza ndan me miqtë në rrjetin social Facebook përshtypjet e para që i la salla e Kuvendit. Sipas tij, dita e parë në Kuvend i ngjasonte ditës së parë në shkollë duke përshkruar Topallin, Berishën, Ramën, Nishanin dhe mandej dhe kompjuterat e rinj në sallë.

“Seanca e parë e Parlamentit te ri, mu duk si dita e parë e shkollës. Të gjithë ishin të veshur me përparëse të reja, të larë, të qethur e të parfumosur. Disa mezi e kishin pritur zilen e parë, sepse mbërritën një orë më herët. Dikush, erdhi me vonesë. Ndaj mësuesi e filloi mësimin disa minuta pas orarit. Ne vend të librave, na dhane nga nje kompjuter te ri, te shemtuar. Nuk do kemi me mesuese kujdestare, por mesues. Aq ishte merzitur e shkreta, sa nuk ia hodhi fare syte, ekranit që kishte perballe. Në plate, me shume përshëndeteshin nxenesit e palëve kundërshtare sesa ato brenda llojit. Nga llozha mundoheshin të masnin temperaturën e ditëve të ardhëshme. Per here te pare mesuesi me i vjeter nuk i ra ziles se pare. Ne shenje proteste qe populli e kishte pushuar nga puna, u allnua me të dhe vendosi që të mos i fliste 24 ore. Drejtori i ri, eshte me i gjati i historise se arsimit politik të Shqipërisë. Sa më të gjatë kanë qenë drejtorët, aq me shume kane qëndruar ne detyre. Kete radhe, me e rendesishme se sasia, është cilësia. E cila na ka munguar përgjatë historisë sonë 100-vjeçare dhe na ka lënë prapa shkollave të tjera. Rilindja filloi. Sot lind një ditë e re. Suksese të gjithëve”, shkruan Peza në Facebook./bw/