Lajme Shqip Sunday, 04 August 2013 18:08

Lionel Messi është bërë “haxhi” për një moment, në vizitën që po ia bën Barcelona Lindjes së Mesme, përkatësisht Izraelit dhe Palestinës, në turneun për paqe.
Ylli argjentinas e ka vizituar qytetin e Jerusalemit, për të cilin luftojnë ta kenë të vetin këto dy shtete, ndërsa ai shihet me një kapelë në kokë, siç e vendosin besimtarët hebrenjë, te Muri Vajtues, në Jerusalem, raporton Tribuna. 
Njëjtë si ylli argjentinas, edhe lojtarët tjerë të Barçës dukeshin si “haxhinj”, pasi e vizituan ‘Murin Vajtues’.