Shtëpia më e fundit ku mbreti i popit Michael Jackson ka jetuar me qira në Bel Air, ka nxjerrë në ankand të gjitha mobiliet dhe orenditë e shtëpisë.
Pjesa më e madhe e mobilieve janë punuar enkas për Michaelin, por nuk është kjo surpriza e këtij ankandi!
Në mes të orendive është gjetur një tabelë vizatimi kuzhine, ku mbi të ishte shkruar në mënyrë të shpenguar nga fëmijët e Jacksonit, Blanket, Prince dhe Paris.
“Unë e dua babin,” shkruhej dy herë në tabelë, si dhe mesazhi “Buzëqesh, sepse është falas!”.
Kujtime që mbase do të jenë të dhimbshme për fëmijët e tij…
Ndër orenditë është edhe një dollap, mbi pasqyrën e të cilit Michael ka shkruar itinerarin e turit botëror “This Is It” që po planifikonte. (LajmeShqip.com)