Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 08:38

Për të kënduar jo s’mendoj, kam pasion dhe hobi modën.

Fanse e Bleros s’kam qenë, por e kam thënë se këngët dhe muzika më kanë pëlqyer gjithmonë që i ka bërë Blero, aq më shumë tani që është edhe njeri i zemrës time.

Është një nga bukuorshet shqiptare më të përfolura të momentit. Ajo tashmë ka në krah një producent, siç thotë vetë nga më të mirët shqiptar, i cili është shumë i afirmuar me muzikën që ai bën, Bleron. Vajza sharmante e cila në shoë-bizin shqiptar erdhi si një modele e bukur, vjen në rrëfimin e saj, siç e quan ajo për të ardhmen, për gazetën “Bota sot”. Afrona Dika nuk na tregon vetëm për lidhjen e saj me Bleron, se kush shkon të njëri-tjerti më shumë, por edhe se a po ia kushton ai ndonjë këngë zemrës së tij të re, si dhe na flet edhe për rikthimin e saj në pasionin më të madh që ka, atë të modës.