Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 07:25

E gjithё Italia i ka sytё mbi Satёn; mbase vera do t’i kushtohet asaj.

Nёse nga njёra anё Elisabetta Canalis ёshtё gati pёr tё harruar George Clooney, nga ana tjetёr duket se po i bёn konkurrencё edhe Melissa Satta e cila po kёrkon ta harrojё Bobo Vierin, i cili, pёrpara disa vitesh, e ka bёrё tё qajё Canalisin.

Nёse dje nё Itali qarkullonin fotot e Satёs duke u puthur nё buzё me Matteo Ferrarin, sot revista “Corona Star’s”  ka publikuar disa foto ku Melissa duket se e ka lёshuar veten pёr t’u joshur nga meshkuj e tjerё.

Me sa duket, ata qё i kanё shkuar mbrapa Melissёs janё Alex Nuccitelli dhe John Carew. Nёse Nuccitelli  shijon puthjen e saj nё gushё dhe e lё veten tё pushtohet nga krahёt e saj, Carew bёn ndonjё hap pёrpara duke kёrkuar vёmёndjen e saj me disa pёrkёdhelje dhe buzёqeshje.

Siç shihet, menjёherё pasi Melissa ka dashur tё harrojё dashurinё e humbur, peshqit e tjerё janё hedhur nё gjueti. Por, cilin prej tyre do ta peshkojё ajo? (LajmeShqip.com)