Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 13:45

Aktori hollivudian ka patur një vit të vështirë, se jo vetëm që u divorcua nga gruaja e tij, por edhe u akuzua për rrahjen e saj.

I gjykuar në Los Angeles, ai mund t’i shpëtonte burgut vetëm po t’i përmbahej lirisë me kusht dhe punës së detyruar.

Por këtë gjë ai e ka arritur më së miri, aq sa edhe vetë gjykatësen e ka habitur me përkushtimin e tij. I dënuar me 40 orë shërbim komuniteti, ai vullnetarisht ka bërë dyfishin dhe se gjatë gjithë periudhës së lirisë së kushtëzuar ka treguar aftësi për të qëndruar jashtë skandaleve apo situatave të dhunshme.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë, aktorja hollivudiane Jodie Foster i ka ndenjur pranë dhe ka bërë një punë sensibilizuese nëpërmjet medias, se pavarësisht vështirësive që jeta i ka sjellë, ai është një njeri shumë i mirë. (LajmeShqip.com)