Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 20:08

Duke dashur që të kishte linja sa më të bukura, aktorja Megan Fox u lidh me dietologun Harley Pasternak. Dieta strikte vegjetariane prej 1 viti e gjysëm i shndërroi format e aktores në linja të frikshme, që shumëkush filloi të pyeste nëse Megan kishte probleme anoreksie apo jo. Por jo! Ajo është shumë e shëndetëshme. Ajo është parë dje në Los Angeles teksa dilte nga palestra me forma më të plota.

“Për një vit e gjysëm, deri përpara 4 muajsh, unë kam respektuar një dietë strikte vegjetariane e bazuar në fruta dhe perime. Buka, sheqeri dhe kafja ishin përjashtuar nga menuja ime. Por, unë vërtetë u dobësova shumë pavarësisht se kam ngrënë në një mënyrë shumë të shëndetshme! Prandaj tani nuk dua të dëgjoj askënd të më thotë që të mos ha cheeseburger! Jam duke ngrënë pak nga gjithçka, prandaj e kam marrë sërish veten.”

Dietologu i saj, i marrë në pyetje në muajin mars, ka sqaruar se metabolizmi i Fox është shumë i shpejtë, prandaj edhe ajo ka humbur aq shumë peshë. Tani Megan ha nga pak çdo gjë dhe shkon në palestër tre herë në javë, ku instruksionet vazhdon t’i marrë sërish nga dietologu i saj Harley. (LajmeShqip.com)