Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 10:36

Familja e Megan Fox tashmë do të zgjerohet.

Sipas burimeve të E!Online bukuroshja Megan është shtatzënë me fëmijën e saj të parë nga bashkëshorti i saj, aktori i njohur i Beverly Hills, Brian Austin Green.

25-vjeçarja Fox ka rrëfyer për revistën Cosmopolitan se ndihet gati për t’u bërë nënë dhe se dëshiron më së paku dy fëmijë.

Megan, e cila është shprehur se ka gjetur shpirtin e saj binjak tek Brian Austin Green, luan edhe rolin e mamasë për 10-vjeçarin Kassius, djali i Brian nga martesa e tij e mëpërparshme me Vanessa Marcil. (LajmeShqip.com)