Lajme Shqip Friday, 02 August 2013 14:40

Megan Fox dhe Brian Austin janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë.

Aktorja 27 vjeçare dhe burri i saj Austin, të cilët tashmë kanë djalin e tyre 10muajsh, Noahn, janë shprehur “shumë të lumtur” me marrjen e lajmit.

Leslie Sloane Zelick, përfaqësuese e Meganit ka thënë për gazetën “New York Post”: “Mund të konfirmoj se Megani është duke pritur fëmijën e saj të dytë me burrin e saj Brian dhe të dy janë të lumtur për këtë”.

Bukuroshja që tani është në xhirimet e filmit “Tennage Mutant Ninja Turtles” mendohet se është në fazat e hershme të shtatzënisë dhe kjo thuhet nuk do t`i pengojë në përfundimin e filmit për breshkat e famshme.