Lajme Shqip Saturday, 22 August 2015 11:20

Vera është sezoni kur këngëtarët e kanë periudhën më të ngarkuar, jo vetëm sa u përket projekteve muzikore por edhe me koncerte të shumta. Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Mal të Zi, janë rrugët, që për ta, gjatë verës bëhen një e vetme, raporton emisioni “Express” i KTV-së.

Edhe këtë sezon sikurse vitin e kaluar janë disa emra që mbesin top sa u përket kërkesave të publikut për mbrëmje muzikore.

Elvana Gjata, Flori, Mc Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Kida dhe Mozik, Enca, Kaos, Etnon, Era dhe Ledri, Capital T, Dj Blunt e Real 1, janë vetëm disa prej emrave që po ndezin skenat atje ku ka publik shqiptar, por sigurisht nuk duhet lënë anash as Ermal Fejzullahun, Sinan Vllasaluiun, Genën e shumë të tjerë.

E nisim me atë që sjell sensacion çdo vit. Fjala është për Elvana Gjatën, e cila tashmë ka dëshmuar se e ka gjetur formulën e suksesit dhe di të godasë. Projektet e saj muzikore nuk kalojnë asnjëherë pa vëmendje. Përtej kësaj, Elvana Gjata gjatë kësaj vere ka qenë shumë e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. Ajo gjatë muajve të nxehtë ishte e pranishme pranë publikut shqiptar, duke krijuar atmosferë të pa përshkrueshme.

E atje ku është Elvana, publiku nuk ka mundësi të mungoj. Për më tepër, fansat përveç të pranishëm, këndojnë gjatë gjithë kohës me Elvanën, pasi çdo këngë të sajën, po që e dinë për mendsh. Njëjtë si në Shqipëri, Elvanën e kemi pas shumë shpesh edhe në Kosovë, këtu ku ka një numër tejet të madh fansash që e pëlqejnë muzikën e saj.

Ndonëse nuk ka shumë vjet në skenë, kërkesat për Dhurata Dorën për koncerte po janë shumë të mëdha. Me stilin e saj të të kënduarit, ajo sikur solli freski në skenën muzikore shqiptare. Derisa suksesi i Dorës veçse po rritet, këngëtarja nuk është ndalur së punuari as në këtë vit. Madje ka arritur të bëhet një ndër më të kërkuarat gjatë këtij sezoni veror, kështu duke qenë e pranishme në mbrëmje muzikore gjithandej ku ka shqiptar. “Ti don” është hiti i kësaj vere nga Dhurata.

Shumë të angazhuar këtë vit, sikurse të kaluarat janë dyshja Lyrical Son dhe MC Kresha. Ndonëse nuk kanë qenë shumë aktiv me projekte, angazhimet e tyre në mbrëmje muzikore janë të mëdha si në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi. Edhe pse në fillim të verës, Festimi solli këngën “A thu kush”, të realizuar edhe me videoklip, Kresha këtë verë nuk është që solli ndonjë projekt muzikor. Megjithatë, ata kanë deklaruar që diçka të re do të sjellin shumë shpejt.

Shumë të angazhuar me mbrëmje muzikore kanë qenë edhe dyshja Kida dhe Mozzik. Edhe pse të ri në moshë, me talentin që ata kanë ia kanë dal të jenë shumë të suksesshëm këtë verë. Kërkesat për dyshen kanë qenë shumë të mëdha, veçanërisht pas projektit të përbashkët “Premtimet”, që e sollën muajin e kaluar. Rrjedhimisht shumicën e koncerteve i kanë të përbashkëta.

Njëjtë sikurse viteve të kaluara edhe këtë sezon, Dafina qëndron shumë e angazhuar me mbrëmje të ndryshme muzikore. Marrë parasysh numrin e madh të atyre që e pëlqejnë muzikën e këngëtares, sigurisht që edhe kërkesat po janë shumë të mëdha për Dafinën.

Përveç në Kosovë, ajo është e pranishme edhe pranë publikut në Shqipëri e Mal të zi. E se publiku është tejet i madh në numër atje ku është Dafina, e dëshmojnë edhe fotografit dhe videot që këngëtarja publikon gjatë mbrëmjeve muzikore. Përveç kësaj, këngëtarja këtë verë solli edhe projektet me titull “Veç ti” si dhe “Be a man once” të cilat u pritën mirë nga publiku.

E një dyshe shumë e pëlqyer këtë verë doli të jetë edhe Era dhe Ledri.

Për dallim nga vitin e kaluar qe turneun veror Ledri pati me Dafinën, këtë verë në krah kishte Erën, një dyshe që pati shumë sukses këtë sezon. Gjithçka nisi me bashkëpunimin “Shumë pis” që doli të jetë një hit veror. Ndryshe nga Ledri, kjo është vera e parë për Erën që u angazhua në mbrëmje muzikore. Por që suksesi nuk i mungoi dhe kërkesat për të qenë jashtëzakonisht të mëdha.

Kërkesa shumë të mëdha këtë sezon veror pati edhe për grupin Etnon. Pas rikthimit që patën këtë vit, grupit Etnon iu vërtetua se kanë një numër të madh fansash pas vetes. Ndonëse nuk ishin 5 vjet në skenë, përkrahësit e tyre i gjetën aty edhe pas rikthimit. Grupi aktualisht është shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore, por duke mos e lënë anash krijimin e këngëve të reja, që pritet të publikohen së shpejti. Ndryshe pauzën që e patën si Etnon, Genci e konsideron shumë të favorshme për ta, duke shtuar më tej se publiku tashmë ua ka dëshmuar dashurinë që ka për ta. Pas rikthimit, grupi po ashtu realizoj disa këngë në bashkëpunim me: Lyrical Son, Sinan Vllasaliun, Teuta Selimin etj.

E kur jemi te mbrëmjet muzikore dhe kërkesat e këngëtarëve, ska se si të mos bëhet pjesë e kësaj liste edhe Gena. Këngëtari edhe këtë vit ka qenë shumë aktiv, madje edhe me nga dy koncerte brenda natës. Ndryshe, këngëtari përveç mbrëmjeve muzikore është shumë i angazhuar edhe në dasma. Gena së fundmi solli këngën “Ndal” të cilës ia realizoi edhe videoklipin. Ndërsa, pas përfundimit të sezonit, Gena ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor. Kënga do të jetë balad dhe sipas këngëtarit do të jetë një ndër baladat më të mira që ai ka sjellë.

Këta janë vetëm disa prej emrave shumë të kërkuar këtë sezon veror, por sigurisht që ka edhe shumë të tjerë që të ardhurat më të mëdha i kanë nga mbrëmjet muzikore.