Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 09:00

Stokholm – Femrat të cilat flenë më pak se tetë orë në ditë, kanë prirje për të shtuar peshë në rajonin e belit, tregon një studim i realizuar në Suedi.

Ekspertët pranë Universitetit Uppsala kanë bërë hulumtime te 6.500 femra në moshën mbi 50-vjeç.

Rezultatet e studimit (në të cilin janë marrë të dhënat rreth gjendjes shëndetësore të pjesëmarrëseve, gjatësisë dhe peshës) kanë treguar se femrat të cilat flenë më pak janë të prira që të shtojnë në peshë.

Beli tek femrat që flenë pesë orë në raport me ato që flenë tetë orë, është për gjashtë centimetra më i madh.

Autorët e studimit thonë se kortizoli dhe hormoni i rritjes janë faktorët që ndikojnë në këtë rritje, por kur nuk flemë kemi edhe më shumë kohë për të konsumuar ushqim.