Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 19:59

Ka qёnё revista prestigjioze amerikane ‘Vanity Fair’ qё ka bёrё tё ditur se shitjet e revistёs sё muajit shkurt kanё qёnё vetёm 246 mijё kopje. Dhe kush ishte nё kopertinёn e saj? Idhulli i adoleshenteve, Justin Bieber.

Pёr t’jua bёrё mё tё qartё, nё 13 vitet e fundit pёr kёtё revistё kjo ka qёnё shitja mё e ulёt. Dhe pёr tё mos pёrfunduar me kaq, WWD ka raportuar shifra tё tjera nё lidhje me shitjet e revistave qё nё kopertinё kanё patur djaloshin kanadez Justin Bieber:

1-Revista ‘Teen Vogue’ (pёr adoleshentёt), nё muajin nёntor tё 2010 ka shitur 121,054 kopje, 12% mё pak se sa mesatarja vjetore e shitjeve tё kёsaj reviste.

2-Revista ‘People’ nё muajin prill 2010 ka shitur 961,762 kopje, 25% mё pak se sa mesatarja vjetore e shitjeve tё kёsaj reviste.

Pavarёsisht fytyrёs sё tij ёngjёllore, tё shesёsh revista me foton e tij nё kopertinё, ёshtё njё dёshtim total pёr kompaninё dhe vetё Bieber-in. (LajmeShqip.com)