Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 17:25

Kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhja e më të bukurës së Shqipërisë.

Të shtunën në datë 19 shtator, Floriana Garo, Armina Mevlani, Bleona Qereti, por edhe disa vajza të tjera të bukura shqiptare si modelja nga Kosova Heidi Lushtaku,apo ish-Miss Kosova Morena Taraku do të diskutojnë mes tyre se “kush është më e bukura?”.Por jo më e bukura mes tyre, por nga vajzat që do të konkurrojnë në “Miss Universe Albania 2015”.

Spektakli do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe këto pesë bukuroshe janë zgjedhur në juri.

Sikur mos të mjaftonte detyra delikate që iu është besuar për shkak të përvojave që kanë pasur vetë në konkurset e bukurisë, skenë apo modeling, ato do e kenë edhe më të vështirë sepse pranë tyre do jetë Gabriel Garko.

Aktori italian është zgjedhur kryetar jurie, ku anëtar do jenë edhe modeli Lucio Luciano dhe fotografi Veton Osmani.