Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 11:27

Po kthehemi sërish tek këngëtarja e famshme, Bleona Qerreti,  popullariteti i sё cilёs ka marrё rrugё javëve të fundit.

Mbas mohimit tё tё folurit nё shqip nё njё intervistё pёr median amerikane, ajo kundërpёrgjigjet menjёherё kur merr vesh se fansat, dhe jo vetёm ata, por tё gjithё shqiptarёt qё kanё dёgjuar pёr kёtё rast janё tёrbuar nga reagimi i saj.

“Nё rastin e parё qё do tё dalё nё skenё do tё hedh mbi supe flamurin shqiptar”, ka premtuar ajo.

Dhe nё fakt nuk ka vonuar aspak, nuk ka pritur deri nё daljen nё skenё dhe ajo ёshtё shfaqur duke shёtitur rrugёve tё Hollivudit me njё bluzё me flamurin tonё shqiptar. Dhe kёtё foto ajo e ka publikuar nё profilin e saj nё Twitter, e cila vizitohet mё shumё nga fansat e Amerikёs. Na gёzon ky lajm, apo jo?

Por mos u gёzoni gjatё se krahёt e lumturisё nga Bleona nuk zgjasin shumё. Pas kёsaj ngjarje ajo ka bёrё edhe njё koment tjetёr, ku i ёshtё lutur fansave qё tё flasin vetёm anglisht dhe asgjё rreth jetёs personale, pёrveçse profesionale.

“Ju lutem dhe njё herё tё gjithёve! Mesazhet nё kёtё faqe duhet tё jenё nё anglisht dhe duhet tё kenё lidhje vetёm me karrierёn time.”

Me shumё tё drejtё, njё nga fansat e saj i ёshtё pёrgjigjur:

“Edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.”

Vargje tё mrekullueshme tё Gjergj Fishtёs, qё edhe nё kohёt e sotme gjejnё vend tё pёrmenden. (LajmeShqip.com)