Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 09:12

Presindeti Obama u kthye nё Washington D.C., mbrёmjen e sё mёrkurёs pёr t’u pёrballur pyetjeve tё vёshtira pёr Libinё, rimёkёmbjen e Japonisё mbas tёrmetit dhe problemeve tё tjera. Por diçka tepёr personale ia ndali rrugёn: derёn e Shtёpisё sё Bardhё e kishin mbyllur!

Incidenti krijoi lëvizje të madhe këtë javë dhe videoja filloi të shfaqej në rrjetet kabllore mё të mëdha, të tilla si CNN, CBS News dhe MSNBC. Dje, të premten, klipi renditej ende si një nga pesë lajmet kryesore më të njohura në webite-t ditore tё SHBA-sё. Nё video duket qartё qё dera kryesore e shtёpisё nuk lёvizi fare nga vёndi, pavarёsisht pёrpjekjeve tё zotit Obama pёr ta hapur. Ai, gati pa u mbushur mirё me frymё, provoi edhe disa tё tjera deri sa mё nё fund nё derёn e tretё rezultoi me sukses.

Gazetarёt e lajmeve raportojnё se një pjesë e personelit në Shtëpinë e Bardhë nuk kishte qenë i informuar se presidenti synonte të kthehej në punë atë mbrëmje. Por, Obama nuk duhet tё mёrzitet. Ai nuk është presidenti i parë që e gjen veten me derё tё bllokuar, jashtё.

Në vitin 2005, presidenti George W. Bush u përpoq me nxitim të tërhiqte derёn mbas një konference shtypi në Pekin, Kinë, aq shumё sa gati e shkundi nga vendi derёn. Me kamera rrethuar, Bush u filmua se si po pёrpiqej pёr ta hapur derёn. “Po pёrpiqen tё arratisem”, i tha ai audiencës me një buzëqeshje. Mё pas ai u kthye dhe doli nga një dalje prapaskene.