Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 14:38

Duket e pabesueshme, por po aq edhe e vërtetë. Nëse spekulimet janë për t’u besuar, ylli i fotografive seksi, Shkëndije Mujaj, ka vendosur që të mbulohet sërish me Shami.

Kanë filluar të qarkullojnë fotografi në rrjete sociale dhe në portale të ndryshme se femra e cila njihej për ekspozimin e trupit të saj marramendës ka vendosur që t’i kthehet ‘rrugës së Zotit’ dhe të mbulohet sërish më Shami..

Në profilin e saj zyrtar në Facebook, ajo e vërteton vet faktin se është një muslimane e devotshme, duke shkruar postime tejet fetare, transmeton telegrafi.

“Të falënderoj ty o Allah, që më bëre falënderues ndaj teje. Të falënderoj ty o Allah edhe atëherë kur jam e hutuar dhe e mashtruar me të tjerët. Ti më mjafton mua”, shkruan në një prej postimeve të bëra nga Shkëndija më 17 qershor të këtij viti.

Shkëndija, e cila ka qenë e mbuluar disa vite më parë, vendosi që të bënte një jetë të re, duke ekspozuar trupin e saj në fotografi të ndryshme në internet dhe duke marrë pjesë në reality shou me një fjalor dhe sjellje tejet eksplicite jashtë konturave fetare.