Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 14:12

Mbesa e aktorit të famshëm Patrick Swayze është martuar me një nazist famëkeq, i cili akuzohet të ketë lidhje me komplotin vrasës ndaj Obamës.

23 vjeçarja Danielle Swayze, vajza e vëllait të aktorit, është martuar me Joshua Steever në një ritual martesor të fshehtë në muajin gusht.

Steever, i cili mban tatuazhe raciste në ballin e tij dhe poshtë syrit të djathtë, është i akuzuar për dy sulme të dhunshme. Ai është themeluesi i të djathtës ekstreme “Brigada Ariane e Terrorit”. Në të kaluarën ai ka shprehur besnikëri ndaj “Aleancës Ekstreme të Bardhë”, pjesëtarët e së cilës u përpoqën të vrisnin Obamën në 2008-ën.

Steever dhe Swayze, të cilët jetojnë në Nevada, janë njohur nëpërmjet internetit dhe kanë shkëmbyer letra për muaj të tërë deri sa janë takuar gjatë një organizimi të Neonazistëve.

Familja e Danielle është shprehur e tmerruar për këtë ngjarje, për të cilën nuk ja kishin idenë.

Patrick Swayze vdiq në 2009-ën pas një lufte të gjatë me kancerin pankreatik. (LajmeShqip.com)