Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 16:27

Lionel Messi së shpejti do të bëhët baba. Lajmi qarkullonte prej kohësh në media, por vetëm orët e fundit u bë zyrtar nga e fejuara e yllit argjentinas të Barcelonës, Antonela Rokuzzo.

Nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social Twitter, Antonela Rokuzzo deklaroi se është shtatzënë, lajm ky që vjen në momentin më të vështirë të Messi-t dhe Barcelonës së tij të eliminuar në mënyrë të papritur nga Liga e Kampionëve.

“Tani mund ta them, shkruan Antonella në mesazhin e saj, unë dhe Lionel presim një fëmijë. Jam shtatzënë prej 11 javësh. Për këtë falenderoj median që nuk insistoi shumë në verifikimin nëse ky lajm ishte i vërtetë apo jo”.

Historia e dashurisë ndërmjet Lionel Messi-t dhe Antonella Rokuzzo-s nisi në vitin 2008 dhe tashmë pas 4 vitesh çifti do të presë fëmijën e tyre të parë.