Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 17:10

Në Xhakarta të Indonezisë u zhvillua për herë të parë konkursi i bukurisë “Miss Myslimania” ku ftohen të marrin pjesë femrat islamike nga e gjithë bota.

Njëri prej kritereve kryesore të konkursit është që pjesëmarrëset duhet të ruajnë etikën e besimet dhe të jenë të veshura me shaminë tradicionale, pa zbuluar pjesë të trupit. 
Në edicionin e parë, ky spektakël u fitua nga nigeriania Obabiyi Aishah Ajibola. Por pavarësisht respektimit strikt të rregullave, klerikët më radikalë në Indonezi e kritikuan atë duke e quajtur një “konkurs prostitutash”./top channel/