Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 11:49

Aktori hollivudian 40-vjeçar, Matt Damon, është babai i katër fëmijëve. Ai tregon se si gruaja e tij Luciana i ka vënë një nofkë brenda mureve të shtëpisë së tyre.

“Tani që jam bërë me fëmijë jam shndërruar në një njeri protektiv si asnjëherë më parë. Gruaja ime më ka vënë nofkën ‘Alarmi kuq’. Ndonjëherë kur fëmijët janë duke fjetur, shkoj dhe i kontrolloj nëse janë duke marrë frymë. E kam tendencën për të qënë hiper-protektiv, megjithëse mundohem që të mos bëhem histerik.”

Natyra protektive e Mattit është vënë në dukje edhe më parë në media, në një intervistë kur është kapur me fjalë ironike me gazetaren dhe kameramanin pasi ata i shanë mësuesit, dhe në këtë rast atij ju prek krenaria, nëna e tij e cila në profesion ishte pedagoge në fakultet. (LajmeShqip.com)