Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 19:00

Aspirinën e njohim për vetitë e saj shëruese, por sekreti i saj është se mund t’a përdorim  gjithashtu për të bërë maskë për fytyrën. Ajo këshillohet më tepër për fytyrën me akne dhe për fytyrën e yndyrshme.

Si mund të përgatitet maska me aspirinë?

Receta e saj është shumë e thjeshtë! 2-3 aspirina i shkrini në dy lugë ujë dhe i shtoni gjysëm luge vaj ulliri dhe një lug mjaltë.

Nëse e përdorni çdo javë, do të përmirësoni përbërjen e lëkurës, duke sheshuar rrudhat dhe zhdukur poret. Por ajo ka ndikim të mirë edhe tek aknet, të cilat i parandalon.

Mos harroni që duhet t’a mbani në fytyrë për 15 minuta dhe pastaj ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët. (LajmeShqip.com)