Aktorja e madhe hollivudiane Maryl Streep hedh hapat nё rolin e Margaret Thatcher nё filmin i cili quhet “The Iron Lady” (Gruaja e Hekurt).
Duke mbartur njё ngjashmёri tё habitshme me ish-kryeministren britanike, Streep ёshtё parё teksa ka luajtur nё mёnyrё perfekte rolin e Thatcher… I ka hedhur poshtё tentativat e dy kёshilltarёve tё saj, roli i tё cilёve ёshtё luajtur nga Roger Allum dhe Gordon Reece, pёr t’i dhёnё asaj leksione rreth imazhit tё saj nё publik.
E udhёzuar qё tё heqё kapelen, tё ulё zёrin dhe tё zhdukё perlat e saj, ajo i ёshtё pёrgjigjur:
“Mundet qё edhe tё bindem pёr tё hequr kapelen. Por perlat janё absolutisht tё panegociueshme.”
Thatcher ka bёrё histori nё politikё kur nё vitin 1979 u bё kryeministrja e parё nё Angli.
Perlat e saja, shallёrat dhe veçanёrisht çantat e dorёs, pёr tё ishin njё simbol i pakompromisshёm i stilit.
Filmi pritet qё tё shfaqet nё ekranet e mёdha tё kinemasё nё Janar tё vitit 2012 dhe do tё trajtojё jetёn private dhe rritjen e pushtetit tё saj. (LajmeShqip.com)