Lajme Shqip Monday, 05 August 2013 15:05

Ish-ylli i serisë “Gossip Girl”, Kevin Zegers të shtunën në Nju Xhersi është martuar me Jamie Feldin.
Zegers, i cili luajti rolin e Damian Daalgard në hitin televiziv, u fejuan këtë vit.Aktori përdori rrjetin social “Twitter” për të treguar se tani nuk është më beqar.
“Tani koha e festës së martesës”, ka shkruar ai.
Në mesin e 250 mysafirëve ishin të ftuara edhe aktoret Julianne Hough, Sophia Bush dhe Lily Collins.