Lajme Shqip Saturday, 06 August 2011 20:06

Pas martesës së Kate Moss, duket se radhën e ka Naomi Campbell.

E përditshmja britanike ‘DailyStar’ ka përhapur lajmin se bukuroshja e quajtur ndryshe ‘Venusi i Zi’ do të martohet në Pertosa, provincë e Salernos, në Shpellat e Ëngjëllit. Por me kë? Sigurisht që me miliarderin rus, Vladislav Doronin.

Për të festuar ngjarjen, Vladislavi në Kretë ka dhënë një spektakël me fishekzjarre në qiell të hapu për 20 minuta, që kanë kushtuar 100 mijë euro.

Për të aq shumëpriturën “Po, pranoj!”, thuhet se Naomi ka zgjedhur që te jetë në një shpelal e këtij vendi, me qëllim për të mbajtur larg paparacët.

Urojmë që ky njoftim të jetë i vërtetë, pasi edhe vjet në nëntor u dha një njoftim i tillë për martesë, por që nuk u bë kurrë realitet. (LajmeShqip.com)