Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 11:43

Shumё e famshme nё fushёn e modёs dhe pёr jetёn e saj private ndaj abuzimeve me kokainёn, duket se mё nё fund gjёrat i ka vёnё nё vijё.

Mё 1 korrik top modelja u martua me Jamie Hince, rokerin e ‘Kills’, nё njё ceremoni tё mbajtur nё Kishё nё Cotsëolds, nё jug tё Anglisё.

Gjatё ceremonisё qё zgjati 45 minuta, Kate-n e kanё shoqёruar 15 shoqёruese nderi, ndёr tё cilat ishte edhe vajza e saj tetё vjeçare Lila Grace. Ndёr tё ftuarit u dalluan Naomi Campbell, e cila mbёrriti nё ceremoni pasi nusja e kishte bёrё parakalimin e saj, Sadie Frost, Jude Laë, biznesmeni Philip Green, ish-partneri i saj dhe babai i vajzёs Lila, Jefferson Hack, dhe Mick Jones i grupit punk ‘The Clash’.

Kate Moss ёshtё modelja e parё qё nё vitin 1990 popullarizoi figurёn e modeles elegante tё droguar, gjё qё e shndёrroi atё nё njё supermodele.

Ajo gjithashtu njihet pёr jetёn e saj private mjaft tё diskutueshme, profilin e lartё tё marrёdhёnieve shoqёrore, jetёs argёtuese qё bёn dhe pёrdorimit tё narkotikёve.

Mё vonё ajo ndryshoi pikёpamjen e modelimit dhe ngriti njё debat nё rang global mbi çrregullimet e tё ushqyerit dhe masёs ‘zero’ nё fashion.

Sipas Forbes, nё vitin 2007 ajo u rendit e dyta ndёr modelet me fitimet mё tё mёdha, shuma e akumuluar pёr tё cilёn ka shkuar nё 9 milion dollarё nё vit. (LajmeShqip.com)