Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 11:31

Ajo ishte një nga ato martesat që ajo realisht kishte ëndërruar. Kim Kardashian dhe Chris Humphries shkëmbyen unazat të shtunën në mbrëmje.

Çifti i cili u fejua në maj pas 6 muaj frekuentimi, u martua në një ceremoni private në një ndërtesë private në Kaliforni, përballë 440 të ftuarëve.

Ndër të ftuarit ishin: Demi Lovato, Babyface, Vera Wang, Mario Lopez, Mark Ballas, Ciara, Carmelo Anthony, Eva Longoria and Eduardo Cruz, Ryan Seacrest and Julianne Hough, Alan Thicke, Cheryl Burke, Melanie Brown, Maria Menounos, Sugar Ray Leonard, Serena Williams, Kathie Lee Gifford, Brittny Gastineau, Greta Van Susteren, Jillian Barberie, Brody Jenner and Avril Lavigne, Scottie and Larsa Pippen, and Dina, Ali dhe Lindsay Lohan.

Bukuroshja 30-vjeçare Karadashian u shoqërua në altar nga njerku i saj Bruce Jenner, me një fustan të fildishtë të dizenjuar nga Vera Wang dhe këpucë nga Giuseppe Zanotti.

Ndërsa dhëndri 26-vjeçar ishte veshur me një kostum smoking bardhë e zi nga Ermenegildo Zenga dhe unazat që ato shkëmbyen ishin dizenjuar nga Lorraine Schwartz.

Shoqërueset e nuses ishin motrat e saj, ku Kourtney dhe Khloe ishin shoqërueset e nderit, ndërsa Kendall, Kylie Jenner dhe Kaela motra e Chrisit ishin shoqërueset e tjera. Unazat u mbajtën nga djali 21-muajsh i Kourtney-t, Mason Disick.

Shoqëruesit e dhëndrit, prëfshirë vëllain Robert Karadashian, ishin të veshur gjithashtu në kostum smoking bardhë e zi, por të tyret të dizenjuar nga Zegna.

Më vonë Kim ndërroi edhe dy festane të tjera, edhe këto to dizenjaura nga Vera Wang me buqetë lulesh të Judith Leiber.

Mbas ceremonisë martesore dhëndri u vesh me ksotum Zenga per t’ju bashkëngjitur shoqëruesëve të tij.

Një ndër fustanet e Kimit ishte e dizenjuar në formën e një sirene. Ceremonia e plotë do të publikohet rreth muajit tetor në spektaklin “Keeping Up With Kardashians”. (LajmeShqip.com)