Lajme Shqip Tuesday, 30 August 2011 09:25

Spanja pret me ankth martesën e vitit, ku në tetor do të martohet Dukesha e Albës 85-vjeçare, me Alfonso Diez, 60-vjeçar, punonjës në Ministrinë e Punës.

Maria de Rosario Cayetana Fitz-James Stuart (emri i saj) është detyruar të luftojë shumë për këtë martesë, pasi fëmijët e saj nuk donin që ajo të martohej pasi ai e donte atë për paratë e saja dhe trashëgiminë e saj prej 1-3 miliardë dollarë.

Por duket se Alfonso është realisht marrëzisht i dashuruar me Dukeshën , kështu që ajo ka vendosur të heqë dorë nga titulli i saj dhe trashëgimia e saj, e cila do t’i kalojë fëmijëve të saj.

Dhe nëse pyesni  veten nëse kjo grua ka bërë ndonjë operacion plastik, mos kini fare dyshime pasi ajo i ka bërë disa. Por në fund të fundit çfarë rëndësie ka? Dashuria e tyre duket e vërtetë… (LajmeShqip.com)