Lajme Shqip Tuesday, 07 August 2012 11:16

Aktorja Natalie Portman dhe balerini e koreografi francez Benjamin Millepies i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në fshehtësi, të shtunën në ‘Big Sur’ të Kalifornisë, duke e lidhur martesën e tyre ligjërisht dhe duke marrë emrat e bashkëshortit dhe bashkëshortes.

Siç raporton sot ‘Vanity Fair’, sipas dëshmive të njerëzve të afërt me çiftin, dasma është zhvilluar me rituale hebree në një shtëpi private.

Mes të ftuarve ka qenë edhe aktori i filmit ‘I vetëm në shtëpi’, Macaulay Culkin.

Gjashtë muaj më parë çifti kishte zyrtarizuar lidhjen duke treguar unazat në një ceremoni OSCAR-i. Shkëndija mes Natalie-së 31 vjeç dhe Benjamin-it 35 vjeç ishte filmi thriller i vitit 2010 ‘Black Swan’ që aktorja mori OSCAR-in e parë.

Çifti ka edhe një djalë 13 muajsh, Alephin.