Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 15:33

Nora Istrefi, këngëtarja e suksesshme rrëfen përmes një bisede telefonike me “Bluetooth” të rejat e jetës së saj. Nga kënga e fundit “Le Mama” në bashkëpunim me Genën, tek vera e nxehtë e mbushur me koncerte… Dashuria me Robertin dhe dasma që vetëm shtyhet për shkak të punëve. Pse i pëlqen të provokojë dhe këngëtaret më të mira sipas saj.
Sa i përket bashkëpunimit me Genën, ajo ka thënë se ka qenë shumë i mirë, ndërkaq ka folur edhe rreth asaj që ishte raportuar se kënga është vjedhur.
“Shumë i mirë. Ai është një ndër profesionistët e skenës dhe si i tillë s’ma ka bërë fare të vështirë bashkëpunimin. Nuk e di se ç’kanë me mua, por s’është e vërtetë që kënga është e vjedhur. Muzika, orkestrimi dhe teksti janë të shkruara nga producenti dhe bashkëpunëtorët e tjerë të këngës. Sa për pjesën që është keqinterpretuar si e vjedhur, është një ‘sample’, kështu quhet në gjuhën e muzikës, të cilën e kemi paguar, d.m.th. kemi blerë të drejtat për ta përdorur”, ka thënë Nora. 
Nora thotë se është në top pesëshen e këngëtarëve më “in” dhe se këtë e bën vetëm nëpërmjet punës së saj.
“Jam në top 5-shen e këngëtareve më ‘in’ të momentit… Për të qenë ndër më të mirat, s’më është dashur të bëj kurrfarë kompromisi, suksesi vjen vetëm nga puna”, ka thënë knëgëtarja. 
E sa i përket lidhjes me Robertin, ajo ka thënë se lidhja po shkon shumë mirë, por martesa ka kaluar në plan të dytë, për shkak të angazhimeve që kanë.