Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 09:00

Për martesën e tyre është folur prej kohësh, por duket se kjo verë do të shënojë ceremoninë e martesës së çiftit më të përfolur të Hollivudit.

Mediat kanë nisur të gërmojnë për detajet e ceremonisc së martesës së tyre dhe shkruajnë se ajo do të jetë një ceremoni tepër e thjeshtë, informale dhe me pak të ftuar, ku nder ta perfshihen miqtë më të ngushtë të çiftit dhe familjarët e tyre.

Martesa pritet të ndodhë në fund të kësaj stine të nxehtë në kështjellën e Miraval, në Correns të Francës Jugore, kisha e vogël e së cilës daton qe në shekullin e 16-të. Pavarësisht se ajo do të jetë një ceremoni intime, gati e zakonte, përgatitjet kanë nisur në këtë zonë, per te cilen do të jetë një moment i pazakontë.

Aktori Brad Pitt pritet të vishet me një smoking të dizenjuar nga Tom Ford, ndërsa Jolie do të mbajë veshur një fustan të dizenjuar nga “Versace”. Këto janë detajet e para që bëhen publike nga mediat franceze, si për martesën me te rëndësishme të këtij viti.

Zgjedhja e ketij vendi nga Brangelina eshte mese e qarte, pasi ne kete vend ata mund ta ruajne me se miri privatsine e tyre, larg syve te mediave. Thuhet se ne ceremoni do të ketë 200 persona te ftuar dhe përveç familjarëve, të famshmit që do të marrin pjesë janë: Matt Damon, George Clooney, Johnny Depp dhe Tom Cruise.

Çifti do të lidhë kurorë pas 7 vitesh bashkejetesë. Pitt 47-vjeç dhe Jolie 36-vjeçe përherë kanë pohuar se martesa e tyre nuk ka qenë aspak prioritet, por më vonë kanë vendosur ta bejene dicka te tille pasi jane perballur me kerkesen ngulmuese te femijeve te tyre.

Detaji i fundit që kanë zbuluar mediat është çmimi i unazës unike, nje unaze me gur diamanti që mban në gisht Jolie prej pak ditësh. Ajo është dizenjuar nga argjendari Robert Procop dhe i ka kushtuar rreth 200 mijë euro partnerit të saj, aktorit Brad Pitt.