Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 12:10

Mbrëmë është dhënë intervista e parë që këngëtari, mbreti i salsës ka dhënë për divorcin e tij me Jennifer Lopez. Që kur ata shpallën divorcin e tyre përpara 6 javësh, vëmëndja dhe aludimet rreth ndarjes së tyre ka qënë pothuajse fokusi i mediave kryesore.

I inatosur, ai ka përgënjeshtruar të gjithë ato aludime që media të ndryshme kanë ngritur mbi tradhëtitë e tij, si një arsye e divorcit.

“Njerëzve iu është dukur shokuese ndarja jonë dhe janë mundur të fokusohen por t’ja vënë fajin dikujt dhe diçkaje.  Por e vërteta është ndryshe. Martesa thjeshtë nuk po funksiononte më! Ishte diçka që e vumë re të dy… Nuk është shokuese. Këto gjëra ndodhin.”

Dhe kur Anthonyt ju drejtua pyetja nëse ai e donte apo jo divorcin, ai u përgjigj:

“Ky ishte një vendim i përbashkët. Vetëm kaq mund të them…”

Në lidhje me fëmijët e tyre 3 vjeçar, të dy binjak, Max dhe Emme, ai është shprehur se divorci nuk ka për të ndikuar aspak në jetën e tyre, pasi ai do të jetë gjithnjë prezent për ta, do të jetë gjithnjë babai i tyre.

I përfolur shumë edhe për xhelozinë e tij që kurse Jennifer ishte juriste në “American Idol”, ai ka mohuar çdo gjë dhe ka thënë se nëse ata përpara nuk kanë treguar asnjë shenjë  përçarje, kjo s’do të thotë që tani është fundi i botës, apo sikur të jetë një varrim.

“Xhelozia nuk ka vend për t’u përmendur. Të gjithë që na njohin do t’ju thonë se unë e kam mbështetur atë që në ditën e parë dhe do të vazhdoj ta bëj. Neve do tëjemi të pranishëm në jetën e secilit për shumë vite pasi shoqëria jonë është shumë e fortë.”

Përpos të gjithave kur është pyetur nëse e donte Jenniferin, ai ka thënë: “Unë e dua Jenniferin. Unë do ta dua gjithnjë dhe ajo e di këtë…” (LajmeShqip.com)