Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 06:43

Shtypi amerikan atё e ka bekuar pёr transparencёn, korrektёsinë pёr t’ua dhёnё informacionin e menjёhershёm sa mё tё plotё gjatё gjithё historisё sё dashurisё dhe shtatzёnisё sё saj. Por kjo ёshtё vetёm pjesa qё ka qёnё nё interes tё gazetarёve, sepse ato meritojnё bekimin edhe pёr faktin se Mariah sё bashku me bashkёshortin e saj, kёngёtarin Nick Cannon, janё shfaqur shumё tё ndjeshёm ndaj çёshtjes sё traditave familjare. E kemi fjalёn pёr pёrsёritjen e betimit tё tyre si bashkёshortё pёr herё tё dytё, menjёherё njё ditё mbas lindjes sё fёmijёve, nё praninё e priftit i cili i bekonte, ashtu siç e kanё pёr traditё dhe familjet me besim kristian.

Dhe siç u ishte thёnё shtypit mё herёt, fёmijёt e tyre do tё kishin emra qё tё fillonin me gёrmёn ‘M’. Pasi i kanё vendosur emrat e fёmijёve tё tyre, vetё Nick i ka deklaruar ato: Moroccan Scott emri pёr djalin tё cilin shkurt do e thёrrasin Roc dhe, Monroe pёr vajzёn e tyre.

Tё dyja zgjedhjet kanё qёnё preferenca tё Mariah-s. Emri i vajzёs lidhet me aktoren Marilyn Monroe, pёr tё cilёn Mariah ka qёnё njё adhuruese e saj gjatё gjithё jetёs. Pёr djalin emri Moroccan vjen pёr hir tё Marokut, prej sё cilit kёngёtarja frymёzohet shumё; ndёrsa Scott ёshtё emri i ndёrmjetёm i pёrbashkёt me babanё e tij Nick Canon.

A nuk janё pak emra tё çuditshёm?