Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 07:39

Kanё ngelur vetëm disa javë nga lindja e binjakëve të saj dhe Mariah Carey ka vendosur të ndjekё gjurmët e shumё Divave pёrpara saj, pёr t‘u përjetësuar me barkun lakuriq në kopertinën e një reviste.

Ylli shpjegoi për lexuesit e revistёs Life & Style arsyen e zgjedhjes sё saj: “Jam ndjerё shumё mirё nё kёtё periudhё qё po kaloj prandaj vendosa qё ta fotografojё kёtё moment, duke e dokumentuar kёtё pёrvojё unike. Qëllimi im është të ndaj këtë moment tepër personale me fansat e mi të vërtetë. “

Ajo me bashkёshortin e saj Nick Cannon, janё në pritje të një djali dhe një vajze; dhe me sa duket të dy vogёlushёt janё tё padurueshёm  pёr tё ardhur nё botёn e re. Mariah, pak para se të pozonte pёr revistёn Life & Style ka qenë në spital për shkak tё njё alarmi të rremë tё lindjes, ndёrkohё shkelmimet e tyre dukeshin mrekullueshёm edhe gjatё gjithё intervistёs!