Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 17:37

Ka qenë burri i saj Nick Cannon që me krenari është shprehur se gruaja e tij po kthehet në formë të mirë fizike.

Mariah e cila u bë nënë përpara 2 muajsh, mbas shtatzënisë është duke humbur peshë me ritme të tilla, që bashkëshorti i saj mendon se ajo do të kthehet sërish në peshën e viteve 1990.

Cannon i cili është i angazhuar me punë, pranon se e ka të vështirë të qëndrojë larg familjes së tij”

“Është gjëja më vështirë në botë të lësh familjen, dhe jo vetëm fëmijët, por edhe gruan… Idea që ajo është atje duke u sjellë si një nënë, më lind dëshirën që të mos humbas asnjë moment!” (LajmeShqip.com)