Kёto muajt e fundit, Mariah nuk ёshtё dukur pothuajse fare nё publik. Ajo ёshtё fotografuar dje teksa shkonte nё shtёpinё e saj nё Manhattan.
Por, qё mbas lindjes sё fёmijёve tё saj binjak nё fund të muajit prill, duket se ajo ёshtё nё formё tё mirё. 41-vjeçarja ka filluar tё hollohet dhe mbase shumё shpejtё mund tё konsiderohet e mbushur, ndryshe kur nё shtatzёni linjat e saj kishin humbur plotёsisht.
Ndёrsa, kohёve tё fundit lёviznin fjalё qё Mariah mbase do t’i bashkohej jurisё sё X-Factor USA, Simon Cowell, bosi i spektaklit, e ka konfirmuar kёtё lajm duke thёnё: “Jemi duke biseduar me Mariah-n dhe pёrveçse qё ajo do tё shfaqet nё edicionin e ardhshёm si juriste, ajo mund tё jetё edhe kryetarja e jurisё. Mariah dukej nё formё shumё tё mirё dhe mendoj se ajo ёshtё personi qё i plotёson kushtet mё sё miri pёr tё qёnё kryetare jurie.”
Po juve çfarё note do t’i jepnit Mariah-s pёr paraqitjen e saj si njё nёnё? (LajmeShqip.com)