Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 15:36

Këngëtarja Mariah Carey dhe bashkëshorti i saj Nick Cannon kanë zgjedhur Parisin për të shënuar 4-vjetorin e martesës së tyre.

Ata kanë menduar për një përvjetor në qytetin e dritave, në Parisin romantik i cili përzgjidhet nga miliona çifte në të gjithë botën për të kremtuar momente të veçanta në jetët e tyre.

Carey dhe Cannon janë martuar në vitin 2008. Fryt i martesës së tyre janë 2 fëmijë që kanë ardhur në jetë muaj më parë. Të veshur në të bardha, çifti është fokusuar nga fotografët në “Maison Blanche Hotel”.

Ata janë përndjekur në rrugëtimin e tyre dhe janë parë gjithashtu të shkojnë në të famshmen Kulla Eiffel, që është shndërruar në një vend peligrinazhi për njerëzit nga e gjithë bota. Dita e tyre është mbyllur me një darkë romantike në restorantin ‘Jules Verne’.