Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 10:10

Këngëtarja Mariah Crey kohëve të fundit ka qenë në fokusin e medias për faktin se si trupi i saj ka ardhur aq shpejtë në formë që mbas lindjes së binjakëve të saj.

Carey e ftuar në një konference për shtyp në New York ka thënë duke i habitur të pranishmit:

“Unë jam një njeri i vërtetë. Nuk kam ndërmend të krijoj një imazh të shtirur vetëm për të tërhequr vëmendjen e Hollivudit,” ka thënë Carey teksa gazetarët në salle po e pyesnin rreth martesës së saj me Nick Cannon, me të cilin ajo ka edhe binjakët 6-muajsh Moroccan dhe Monroe.

“Ndonjëherë ja heqim trurin njëri-tjetrin, dhe prandaj ne nuk jemi divorcuar pas 4 muajsh,” ka thënë ajo duke i lënë fillimisht gazetarët të hutuar e më pas duke qeshur kur kanë kuptuar ironinë e saj.

Divorci më i famshëm i këtyre ditëve ka qenë ajo e 31 vjeçares Kim Kardashian, që pas 72 ditësh martesë, më 31 tetor firmosi për prishjen e martesës me Kris Humphries. (LajmeShqip.com)