Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 17:18

Kur Mariah Carey do diçka, ajo e arrin gjithnjë.

Kryegjyqtari i X-Factor Simon Cowell, ku episodi i radhës së garës për talentet e reja nis këtë vjeshtë, po shpreson që diva e popit të marrë pjesë në këtë spektakël.

Cowell 51-vjeçar është shprehur: “Mariah-s nuk mund t’i thuash jo. Duhet ta gjejmë patjetër një rol për të. Unë jam një dashamirës i madh i saj jo vetëm për anën artistike, por edhe për personin që është.  E dua shumë atë!”

Por Cowell gjithashtu ka thënë se paraqitja e saj në spektakël përbën edhe një problem të vogël:

“Me Paula Abdul dhe Nicole Scherzinger nuk ja dalim… Po të bashkohen ato me Mariah-n do të bëhen përfundimisht gjyqëtare të pakëndurshtueshme nga ana e ne të tjerëve”, ka thënë ai me shaka. (LajmeShqip.com)