Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 15:10

Është fushata e re e komunikimit të kompanisë celulare AMC për festat e fundvitit, që do të sjellë zërin dhe imazhin e këngëtares me famë botërore, Mariah Carey, në Shqipëri, citon Panorama. Këtë fundjavë AMC ka nisur fushatën për festat e fundvitit, nën moton “A besoni në surprizat e Vitit të Ri”, fushatë që do të ketë si imazh artisten e mirënjohur, Mariah Carey.

Mariah Carey do të jetë imazhi i AMC për festat e fundvitit dhe do të urojë shqiptarët për festat.

“Uroj të gjithë admiruesit e mi në Shqipëri!” pritet që ajo të thotë në videon e reklames së re.

Mariah Carey është një nga këngëtaret më të suksesshme ndërkombëtare, e cilësuar nga MTV si zëri numër një në botë. Falë talentit të jashtëzakonshëm, ajo ka shitur rreth 200 milionë albume në mbarë botën dhe është gjithashtu fituese e pothuaj çdo çmimi muzikor, përfshirë 5 Grammy Awards. (LajmeShqip.com)